Futbollisti i Kosovës, Zymer Bytyqi po vazhdon më formën e mirë te skuadra turke Konyspor.
Sulmuesi kosovar ka gjetur golin me Konyasporin në edicionin e ri në kuadër të Ligës së Konferencës.
Konya po luan në stadiumin e tyre si mysafirë të Bate Borisov, derisa Bytyqi ka shënuar golin e parë në këtë ndeshje.
Ishte minuta e 39-të, kur reprezentuesi kosovar bëri një depërtim nga krahu i majtë dhe me një goditje të fuqishme realizoi për 0-1.