Insajderi
Insajderi

Zyra e BE-së reagon për protestën e veteranëve

Insajderi
16 June 2022 - 13:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zyra e BE-së reagon për protestën e veteranëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyra e BE-së në Prishtinë ka reaguar për protestën që aktualisht është duke u mbajtur para Kuvendit të Kosovës nga veteranët e UÇK-së, si rezultat i mospërfshirjes së tyre në projektligjin për pagën minimale.

Nga Zyra e BE-së thonë se e drejta e tubimit paqësor garantohet me ligj dhe se duke njohur të drejtën për protestë kanë bërë thirrje që protestuesit të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për ruajtjen e rendit.

“E drejta për tubim paqësor garantohet me ligjin ndërkombëtar dhe të Kosovës. Duke njohur të drejtën për të protestuar, u bëjmë thirrje të gjithë protestuesve në Kosovë sot që të përmbahen nga çdo formë dhune dhe të bashkëpunojnë me Policinë për ruajtjen e rendit publik, dërisa dëgjohet zëri i tyre”, thuhet në reagim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark