×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra e Prokurorit nis hetimet ndaj anëtarit të presidencës boshnjake për mohim të gjenocidit

    Insajderi
    07 March 2023 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raportuesi për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Thijs Reuten, e ka mirëpritur hapjen e rastit nga Zyra e Prokurorit në Bosnjë dhe Hercegovinë, kundrejt anëtarit serbë presidencës boshnjake, Milorad Dodik. Me pretenkstin se ky i fundit ka mohuar gjenocidin e Srebrenic.

    “Sa herë që Milorad Dodik mohon gjenocidin e Srebrenicës, ai godet me këmbë mbi varret e 8372 viktimave, hap plagët e familjeve të tyre dhe shkel me dashje çdo perspektivë për pajtim të besueshëm”, ka deklaruar Reuten.

    Sipas ligjit boshnjak, Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës, do të kryejë një hetim, pas së cilës ushtruesi i detyrës së prokurorit do të vendosë nëse do të ngrejë një aktakuzë, thanë zyrtarët më 6 mars.

    Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) dhe autoriteti më i lartë gjyqësor i OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, secila njohu vrasjet nga forcat serbe të Bosnjës të komanduara nga Ratko Mlladiq në Srebrenicë në fund të luftës së Bosnjës 1992-95 si gjenocid.

    Dodik në shumë raste e ka mohuar gjenocidin që kur përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar për Bosnjën, Valentin Inzko, vendosi Ligjin për ndalimin e mohimit të gjenocidit në fund të korrikut të vitit 2021.

    “Gjenocidi nuk ndodhi atje. Ne të gjithë e dimë këtë këtu në Republika Srpska”, tha Dodik në një konferencë shtypi në Banja Luka më 21 shkurt.

    Të nesërmen, ambasadori i SHBA-së në Bosnje dënoi ashpër komentet e Dodik, duke i quajtur deklaratat e tilla të dënueshme, të paligjshme dhe destabilizuese./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark