×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Al Nassr prezanton Marcelo Brozovicin

    Insajderi
    03 July 2023 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Al Nasser ka konfirmuar edhe zyrtarisht nënshkrimin e Marcelo Brozovic.

    Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, përmes një postimi në Twitter.

    “Të gjithë e donin atë, por ai vetëm neve”, thuhet në mbishkrimin e videos.

    Kroati do t’i bashkohet skuadrës ku luan Cristiano Ronaldo.

    Ai do t’i bashkohet Ronaldos në Arabinë Saudite, duke marr një pagë prej 100 milionë përgjatë tre viteve.

    Sipas, Sky Sports, Al Nasser i ka paguar Interit 18 milionë për mesfushorin kroat.

    Lojtari tashmë i ka kryer ekzaminimet mjekësore në Paris të shtunën.

    Al-Nassr hoqi ofertën e tyre origjinale prej 23 milionë euro, për shkak të kërkesave të mëdha të Brozovic./Arbresh.info/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark