Malisheva po vazhdon të përgatitet për edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra e Superligës ka prezantuar transferimin e ri, futbollistin Alban Shillova.
Sulmuesi i mirënjohur së fundmi ishte pjesë e Llapit, ndërsa më herët karrierën e zhvilloi edhe në disa klube të mëdha siç janë Drita e Prishtina.
Padyshim se Shillova shihet si një nënshkrim i rëndësishëm për Malishevën në fazën e sulmit.
Sulmuesi qëndror është transferimi i nëntë i bardhekaltërve në merkato, ndërsa klubi gjithashtu i ka ofruar marrëveshje profesionale edhe dy talentëve nga akademia.