Federata Algjeriane (FAF) njoftoi mërkurën në një deklaratë zyrtare se do të pezulloj “të gjitha garat dhe ndeshjet e futbollit, deri në njoftimin e mëtejshëm”, në solidaritet me popullin palestinez. Pezullimi u njoftua një ditë pas një sulmi që vrau të paktën 471 njerëz në një spital në Gaza.
Mbështetje tradicionale dhe e pakushtëzuar e çështjes palestineze, Algjeria ka njoftuar të dielën se pranoi të presë “të gjitha ndeshjet zyrtare dhe jozyrtare që janë në kuadër të përgatitjes së kombëtares së futbollit palestinez për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 dhe Kupën e Kombeve të Azisë 2027 dhe do të mbulojë të gjitha shpenzimet që lidhen me këto ngjarje.
Rrjedhimisht, ndeshja zyrtare Palestinë – Australi, e planifikuar për 21 nëntor 2023, e cila është pjesë e kualifikueseve të Botërorit 2026, do të zhvillohet në tokën algjeriane.