Arsenali ka nënshkruar kontratë të re me Kieran Tierney, raporton Insporti.
24 vjeçari i cili erdhi nga Celtic, ka nënshkruar kontratë të re me Arsenali, e cila do ta mbajë deri në vitin 2026 në Londër.
“Vizioni i klubit më bindi, e di se nuk jemi në nivelin që duhet por jemi në rrugë të mbarë. E dua trajnerin (Mikel Arteta) dhe është kënaqësi e madhe të punojë me të” – deklaroi skocezi.
Kujtojmë që Tierney dhe Skocia u eliminuan nga EURO 2020 në fazën e grupeve./Insporti.com/