Astrit Selmani është prezantuar te skuadra e tij e re, Hapoel Beer Sheva në Izrael.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka firmosur kontratë trevjeçare me ekipin e ri, ka bërë të ditur klubi.
Selmani te Hapoeli është transferuar nga skuadra e Hammarbyt të Suedisë për një milionë euro.
Selmani në sezonin e fundit ishte pjesë e Hammarbyt në Suedi, teksa transferimi i tij te klubi elitar izraelit ka kushtuar 1 milionë euro.
Reprezentuesi i Kosovës më herët ka luajtur edhe te skuadrat tjera suedeze, si: Varbergs, Rosengard, Kristianstad, Angelholm, BK Olympic e Kulladal.