Në prag të ndeshjes së kthimit ndaj La Fiortias në Ligën e Konferencës, Ballkani ka njoftuar për ndarjen pas tre viteve me drejtorin e shkollës së futbollit, Driton Mamajn.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit suharekas në rrjetet sociale.
Ballkani dhe Mamaj siç bëhet e ditur kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.
“Klubi i futbollit FC Ballkani ju njofton se pas 3 viteve bashkëpunim me profesor pedagogun e njohur Driton Mamaj me marrëveshje të dyanshme ka vendosur qe të mos vazhdohet bashkëpunimi i ardhshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Ballkani e ka falënderuar Mamajn për punën e deritanishme duke i uruar suksese në vazhdim.
Ballkani e luan të martën mbrëma takimin e kthimit kundër skuadrës nga San Marino, La Fioritas në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:00. Takimin e parë, “portokallezinjtë” e fituan thellë 0:4