Tashmë edhe zyrtarisht sulmuesi polak, Robert Lewandowski është lojtari më i ri i Barcelonës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ekipi i Xavi Hernandez në faqen e tyre, duke njoftuar se është arritur marrëveshja me klubin bavarezë.
Shuma që thuhet se ekipi i Barçës kanë paguar për sulmuesin është 50 milionë euro.
Ndërsa ai pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me klubin.