Përfaqësuesi i Kosovës në futboll, Betim Fazliji, është transferuar në klubin St.Pauli në Gjermani, transmeton Insajderi.
Fazliji është transferuar nga St. Gallen në Zvicër te St. Pauli në Gjermani, klub që bënë gara në kategorinë e dytë gjermane.
Siç raporton Bild.de, shuma e transferimit të Fazlijit besohet të jetë rreth 800,000 euro.
Në St.Pauli, Fazliji do ta gjejë shqiptarin tjetër, mbrojtësin Leart Paqarada. /Insajderi/