Trepça ’89 ka bërë transferimin e parë në këtë merkato, bëhet fjalë për mesfushorin ofensivë, Bleon Sekiraqa.
Sekiraqa iu ka bashkuar skuadrës mitrovicase pjesë e së cilës do të jetë për sezonin 2022/2023.
“Bleon Sekiraqa është emri më i ri qe i bashkohet Klubit të Minatorëve.
Mesfushori me tipare ofanzive i është bashkuar skuadrës dhe ka filluar pregatitjet për sezonin e ri 2022/23”, thuhet në njoftimin e Trepçës ’89.
21-vjeçari në sezonin e kaluar ishte pjesë e Drenicës.