Can Sevim do të jetë trajner i Pejës për sezonin e ardhshëm.
Klubi pejan ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin turk.
39-vjeçari nga Ankaraja ka drejtuar skuadrat si: Ted Ankara Colleges, Afyon Belediyespor dhe Petkim SK, të gjitha këto në Superligën e Turqisë.
“Verdhezinjtë” gjithashtu njoftuar se Can Sevim ka filluar punën për krijimin e skuadrës për sezonin e ri. Pejanët stërvitjet do t’i nisin në fillim të muajit të ardhshëm.
Njoftimi i plotë nga KB Peja:
“Ju njoftojmë se KB Peja ka arritur marrveshje me trajnerin e njohur turk Can Sevim. Ai konsiderohet si një ndër trajnerët më të mirë turk të gjeneratës së re dhe ka drejtuar skuadra turke si: Ted Ankara Colleges, Afyon Belediyespor dhe Petkim SK, te cilat i ka udhehequr në Superligen Turke. Në sezonen 2020/21 është zgjedhur Trajneri i Vitit ë Turqi nga trajnerët e 16 ekipeve turke.
Sevim ka filluar punen në krijimin e ekipes së Pejes, të cilët do i bëjmë publike në ditet në vijim dhe do filloj stervitjet në ditët e para të Gushtit.
Mirë se vjen Can Sevim!”.