Ish-reprezentuesi spanjoll, Cesc Fabregas, ka marrë drejtimin e skuadrës italiane Como e cila garon në Serie-B.
Como vebndosi ta shkarkojë trajneri Moreno Longo, me Cesc Fàbregas dhe stafin e tij që kanë marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës.
“Pas disa muajsh planifikimi strategjik, bordi i Como 1907 vendosi që ndryshimi dinamik ishte në interesin më të mirë të klubit. Longo iu bashkua Comos në shtator 2022 dhe e ndihmoi skuadrën të shmangte rënien, duke përfunduar në vendin e 13-të sezonin e kaluar.
Cesc Fàbregas, i cili aktualisht drejton Primavera del Como 1907, do të ketë seancën e tij të parë stërvitore të mërkurën në mëngjes.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga skuadra italiane.