Falë komoditetit, sigurisë dhe rahatisë që i ofron gjatë vozitjes krahas një çmimi të arsyeshëm, e ka bërë Dacia të jetë vetura më e shitur në Republikën e Kosovës gjatë vitit 2018, me një diferencë të konsiderueshme nga vendet tjera me radhë.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka treguar për Telegrafin se gjatë vitit 2018 janë shitur 3400 vetura të reja.
“Në periudhën 1 janar 2018 – 31 dhjetor 2018, janë importuar 3400 vetura të reja në vendin ton. Vlera e këtyre importeve është 55,100,540.61 euro”, tregoi Stavileci.
Në statistikat e Doganës së Kosovës, Dacia prinë bindshëm me 529 vetura të reja të shitura gjatë vitit 2018 në Kosovë, pas saj renditen veturat e markës Shkoda, Renault, Volkswagen.
Gjatë vitit të kaluar janë shitur 397 vetura të reja të tipit Shkoda.
Kurse kosovarët gjatë vitit 2018 kanë blerë 362 vetura të markës Renault.
Veturat e tipit Volkswagen e zënë vendin e katër me 354 vetura të reja të shitura.
itin e kaluar në vendin tonë janë shitur 208 vetura të markës Suzuki.
Më 2018, brendi Toyota ka shitur 200 vetura në vendin tonë.
E veturat e markës Citroën renditen në vendin e shtatë më 193 vetura të shitura gjatë gjithë vitit të kaluar
Në vendin e tetë renditen veturat e markës Peugeot me 189 vetura të shitura.
Vendin e nëntë e zënë Motoçikletat me katër rrota me 177 copë të shitura.
Kurse vendin e 10 e mbyllin veturat e markës Ford me 129 vetura të shitura.