Dani Alves i jep fund dilemave. Mbrojtësi brazilian ka firmosur me Pumas në Meksikë. Ka qenë vetë klubi i njohur që ka bërë të ditur gjithçka në rrjetet sociale, me anë të një postimi interesant.
39 vjeçari Alves ka një CV të pasur. Ai mbahet mend për vitet e gjata te Barcelona, por vlen të theksohet edhe kontributi për Sevilla, apo edhe Sao Paulo.
Debutimi i lojtarit me Puma mund të vijë që me datën 25 korrik, në transfertën e Pachucas.