×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    ZYRTARE: Derbi do të zhvillohet, Drita ndihmohet nga FFK-ja

    Insajderi
    14 September 2022 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Derbi më i madh në futbollin e Kosovës, ndërmjetë Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet ashtu siç ishte paraparë, raporton Insajderi.

    Pak minuta më parë, klubi i Dritës nëpërmjet një komunikate zyrtare të lëshuar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ndeshja do të zhvillohet pasi fusha do të riparohet në kohë për ndeshjen.

    Sot në mëngjes, fusha sintetike e stadiumit në Gjilan ishte djegur me lëndën djegëse benzin nga disa persona, të cilët ende janë të pa njohur për Policinë e Kosovës.

    Ndeshja derbi sot do të zhvillohet nga ora 15:00.

    Më poshtë postimi i FC Dritës:

    Pas raportimeve se zhvillimi i ndeshjes se sotme eshte ne pikepyetje, ju njoftojme se ndeshja do te zhvillohet ashtu siç eshte planifikuar sepse pjesa e demtuar e fushes do te riparohet fal ndihmes se FFK-se e cila me te njoftuar, ka derguar nje ekip per riparimin e pjeses se demtuar.

    Klubi jone FC DRITA falenderon FFK-ne per gadishmerin dhe ndihmen e ofruar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark