×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Di Maria vendos të largohet nga Juventus!

    Insajderi
    06 June 2023 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Angel Di Maria ka vendosur të largohet nga skuadra e Juventusit.

    Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti përmes një komunikate, duke konfirmuar largimin e tij pas një sezoni në Serie A.

    “Kam arritur në fund të një faze të vështirë dhe të komplikuar. Një përshëndetje shumë të madhe për të gjithë tifozët e Juventusit. Unë ju kam në zemër”, u shpreh futbollisti argjentinas

    Di Marias i skadon kontrata në fund të këtij muaji me “Zonjën e Vjetër”. Ai tani është “lojtar i lirë”.

    35-vjeçari zhvilloi 26 ndeshje këtë sezon në Serie A, shënoi katër gola dhe bëri katër asiste./Lajmi.net/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark