×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Zyrtare: Donald Trump në bazën e të dhënave kriminale të New Yorkut

    Insajderi
    05 April 2023 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është futur në bazën e të dhënave kriminale të New Yorkut – krahas vrasësve dhe kriminelëve të tjerë.

    Detajet e rastit të 76-vjeçarit u ngarkuan në Sistemin e Unifikuar të Gjykatës së Shtetit të New Yorkut – i njohur gjithashtu si Web Crims – në vazhdën e akuzës së paprecedentë mbi akuzat për krime në Gjykatën e Lartë të Manhattanit.

    Regjistrimi online liston emrin e presidentit të 45-të, vitin kur lindi dhe 34 akuzat kriminale me të cilat po përballet Trumpi.

    Ai gjithashtu regjistron deklarimin e pafajshëm që ish-presidenti e bëri gjatë deklarimit para gjykatës, raporton nypost.

    Dokumenti i Web Crims i Trump nuk zbulon natyrën e saktë të akuzave kundër tij, por Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit pretendoi në një aktakuzë prej 16 faqesh se ai ndikoi në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presidenciale të viti 2016 duke kryer pagesa të paligjshme.

    Prokurorët pretendojnë se Trumpo dhe të tjerët kanë shkelur ligjet zgjedhore si pjesë e një skeme “kap dhe vras” për të ndaluar përhapjen e informacioneve negative rreth tij gjatë fushatës zgjedhore – duke përfshirë pagesat për dy gra: porno yllin, Stormy Daniels dhe ish-modelen e Playboy, Karen McDougal.

    Trump i ka kritikuar vazhdimisht hetimet shumëvjeçare duke pohuar se janë “gjueti shtrigash” të drejtuara politikisht dhe ka mohuar çdo keqbërje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark