FC Prishtina ka nisur që të marrë pamje të re në javët e fundit. Pas emërimit të presidentit të ri të klubit, Hakif Gashi, klubi “bardhekaltër” së fundmi e ka emëruar edhe drejtorin e ri sportiv.
Kjo pozitë i është besuar ish-futbollistit të mirënjohur të ekipit bardhekaltër Driton Krasniqi.
Ish-mesfushori vjen nga qyteti i Prishtinës dhe si futbollist ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ekip duke i fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin e Kosovës me Prishtinën.
“Driti” ka bërë karrierë në Kosovë edhe të KEK-u, kurse në Shqipëri te Besa e Kavajës, Tomori i Beratit dhe Shkumbini i Peqinit me ç’rast me Besën është paraqitur në më shumë se 20 ndeshje në garat evropiane.
37-vjeçari të enjten është prezantuar si drejtor i ri i Prishtinës nga presidenti Hakif Gashi.