Portieri i talentuar, Granit Buqinca është transferuar te Dukagjini i Klinës.
Granit Buqinca është transferuar nga radhët e klubit të Feronikelit, me të cilët kishte debutuar edicionin e kaluar në Superligën e Kosovës.
Buqinca kishte treguar në disa ndeshje paraqitje shumë të mira, me ç’rast ka bindur drejtuesit e klubit të Dukagjinit ta marrin në skuadër.
Njoftimi i plotë i klubit:
𝐏𝐨𝐫𝐭𝐢𝐞𝐫𝐢 𝐢 𝐭𝐚𝐥𝐞𝐧𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐞 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐧 𝐭𝐨𝐧𝐞̈
Granit Buqinca është transferuar nga radhët e klubit të Feronikelit, me të cilët kishte debutuar edicionin e kaluar në Superligën e Kosovës. Buqinca kishte treguar në disa ndeshje paraqitje shumë të mira, me ç’rast ka bindur drejtuesit e klubit ta marrin në skuadër.
Mirë se vjen GRANIT, na priftë e mbara.