Manchester Unitedi ka njoftuar zyrtarisht për emërimin e Erik ten Hag në postin e trajnerit.
Nga edicioni i ardhshëm e deri në qershor të vitit 2025, trajneri holandez do t’i drejtojë “Djajtë e Kuq”.
Poashtu, ai e ka mundësinë e zgjatjes së kontratës edhe për një vit.
“Është nder i mrekullueshëm të emërohem trajner i Man Unitedit dhe jam tashmë mjaft i emocionuar nga sfida ime e radhës”, ka thënë fillimisht Ten Hag.
“E di historinë e këtij klubi dhe pasionin e tifozëve, andaj jam i përcaktuar për gjëra të mëdha këtu”, shtoi ai.