×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: FC Prishtina nënshkruan me mbrojtësin qëndror, Egzon Sinani

    Insajderi
    31 July 2023 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qendërmbrojtësi Egzon Sinani është përforcimi më i ri I skuadrës së Prishtinës. Sinani është prezantuar të enjten te Prishtina, por që detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.

    Sinani tashmë i është bashkuar Prishtinën në Pogradec, ku po i kryen përgatitjet dhe ka thënë se është I lumtur që do të jetë pjesë e ekipit më të trofeshëm në Kosovë.

    29-vjeçari, së fundmi, ishte pjesë e skuadrës së Gjilanit, ndërsa karrierë në Kosovë ka bërë edhe te Ballkani e Llapi.

    Sinani ka premtuar se do të japë më të mirën nga vetja për ta ndihmuar ekipin në arritjen e synimeve, ndërsa ka thënë se objektivi minimal do të jetë një vend që dërgon në garat ndërkombëtare.

    Po ashtu, ai ka paralajmëruar se Prishtina ka ekip edhe për ta ndjekur titullin e kampionit në edicionin 2023/24, i cili nis më datën 12 gusht. Ndeshjen e parë, Prishtina e luan kundër Dukagjinit. /Koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark