×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zyrtare: Finalja e Ligës së Kampionëve luhet në këtë stadium, do të ketë tifozë

    Insajderi
    13 May 2021 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Manchester City dhe Chelsea do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet me 29 maj, me takimin që tashmë zyrtarisht është caktuar të zhvillohet në stadiumin “Drago” të Portos.

    Fillimisht ndeshja ishte planifikuar të luhet në Stamboll por më pas është zhvendosur në Portugali pasi që qeveria britaneze e konsideron Turqinë vend me rrezikshmëri të lartë.

    Sipas SKY Sport, ndeshja do të luhet me një numër të kufizuar të tifozëve.

    Dy skuadrat angleze janë lejuar që të marrin me vete 6000 tifozë që do të ndahen në mënyrë proporcionale.

    Tifozët që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të duhet të bëjnë karantinë, me Portugalinë aktualisht në ‘listën e gjelbër’ të Qeverisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark