Elvis Rexhbecaj ka ndërruar skuadër këtë merkato vere.
Pas dy huazimeve në radhët e Këlnit dhe Bohumit, mefushori shqiptar ka vendosur të provojë një eksperiencë të re në karrierën e tij.
Augsburgu ka paguar 1.75 milionë euro për të blerë kartonin e 24-vjeçarit nga Volfsburgu.
Rexhbecaj kërkon të ketë më tepër minuta në këmbët e tij dhe Augsburgu duket se është ekipi i duhur për t’u rritur më tej profesionalisht.
Lojtari ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin që luan në Bundesligë.