Sulmuesja e njohur e lindur në qytetin Escania, Suedi, Kosovare Asllani ka vazhduar kontratën me gjigantin spanjoll, Real Madrid.
Asllani ka firmosur kontratë deri në vitin 2022 dhe do të luaj me Real Madridin gjatë sezonit 21/22 në UEFA Champions League për herë të parë në historinë e klubit spanjoll.
Lajmi u konfirmua nga klubi dhe vet futbollistja në rrjetet sociale.
“Ne kemi rënë dakord për ta zgjatur kontratën me Kosovare Asllani deri në vitin 2022”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Kurse Kosovare Asllani shkroi: “Udhëtimi vazhdon. Madridistas ti më bën të ndihem e dashuruar. Historinë që kemi bërë, historinë që duhet bërë”.
Së fundmi, futbollistja me prejardhje nga Kosova e cila luan me Kombëtaren e Suedisë u zgjodh nga tifozët si ‘Lojtarja e sezonit” 2020/21, pasi shënoi 16 gola në 29 paraqitje.