Klubi i Vëllaznimit ka njoftuar se ka arritjur marrëveshje me trajnerin mitrovicas, Gani Sejdiu, transmeton Insajderi.
Në njoftimin e lëshuar nga klubi, thuhet se Sejdiu ka pasur shumë oferta nga shumë klube, por që ai u shpreh i gatshëm për të drejtuar “kuqezinjtë”.
Përveç Vëllaznimit, Gani Sejdiu gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe Trepçën ’89, Trepçën, Vushtrrinë, Feronikelin, Besën, Ballkanin dhe Renovën e Maqedonisë së Veriut.
Ai me Trepçën e ka fituar titullin e kampionit, si dhe Superkupën e Kosovës. Me Feronikelin fitoi titullin, Kupën dhe Superkupën, teksa mori edhe një tjetër trofe të Kupës me Besën gjithashtu.
Njoftimi i plotë nga KF Vëllaznimi:
“KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Gani Sejdiun që ta udhëheqë klubit për sezonen 2022/23.
Edhe pse ka pasur shumë oferta nga shumë klubet ai ka thënë se për Vëllaznimin do të jem i gatshëm. Një trajner si Gani Sejdiu që është i cilësisë së lartë është nder dhe respekt ta kemi në klub.
Suksese Gani Sejdiu”.