Sport Club Gjilani e ka zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi.
“Kuqebardhët” nëpërmjet një komunikate zyrtare kanë njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me Munishin, raporton Demokracia.com.
Klubi e ka falënderuar trajnerin e njohur kosovar për kontributin e dhënë dhe i ka uruar suksese në karrierë.
“Sport Club “Gjilani” njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Ismet Munishi. Klubi e falenderon Munishin për kontributin e dhënë duke i uruar shumë suksese në karrierën e tij sportive”, thuhet në komunikatën zyrtare të SC Gjilanit.
Klubi ka njoftuar se drejtimin e skuadrës deri në fund të edicionit do ta marrë Alban Hyseni.