×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Ish-futbollisti i Prishtinës, Endrit Krasniqi prezantohet te skuadra e tij e re!

    Insajderi
    14 June 2023 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mesfushori 28 vjeçar vjen nga skuadra e Prishtinës dhe firmos me kuqezinjtë deri në verën e vitit 2025.

    KF Shkëndija me kënaqësi komunikon arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim me mesfushorin Endrit Krasniqi. 28 vjeçari vjen nga rradhët e Prishtinës dhe me kuqezinjtë ka firmosur kontratë 2 vjeçare. Futbollisti me sukses kaloi ekzaminimet mjekësore, pas çka edhe zyrtarisht konfirmohet si anëtar i ri i Shkëndijës.

    „Për Shkëndijën nuk duhet shumë të flitet, është një ndër klubet më të mëdhaja shqiptare dhe shpresoj që të kemi një sezon fantastik dhe të bëjmë gjëra të mëdha. Dihet se Shkëndija organizimin e ka në nivel tjetër në raport me klubet tjera, kështu që neve që punojmë për këtë klub na mbetet të japim maksimumin dhe të arrijmë atë që klubi e ka planifikuar në fillim të sezonit. I detyrohem këtij klubi për besimin e treguar dhe duhet të jap maksimumin që të arrijmë ato objektiva që i kemi,“ është shprehur mes tjerash Endrit Krasniqi pasi firmosi kontratën dy vjeçare në prani të drejtorit sportiv, Harun Isa-s.

    I cilësuar si mesfushori më i mirë në Superligën e Kosovës në vitet e fundit, Endrit Krasniqi ka fituar dy herë titullin kampion, fillimisht me Dritën e Gjilanit në vitin 2018 dhe më vonë në 2021 me Prishtinën. Gjithashtu është fitues dy herë i Kupës së Kosovës, të fundit vetëm dy javë më parë kur mundën në finale Gjilanin. Në Tetovë Krasniqi vjen si kampion i Kupës dhe synimi i tij dhe i klubit është që me trofe të vazhdohet sezonin e ardhshëm në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe Kupës së vendit. Karrierën Krasniqi e ka nisur me skuadrën e 2 Korrikut, ndërsa për një kohë ishte në Spanjë me ekipin e të rinjëve të FC Lugo.

    Të gjithë në KF Shkëndija i urojmë mirëseardhje Endrit Krasniqit, duke i uruar shumë suksese në periudhën që pason me fanellën kuqezi. /KohaNews/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark