Ish trajneri i Tiranës, Emmanuel Egbo ka marr drejtimin e Prishtinës, pas largimit të Debatik Currit.
Skuadra nga kryeqyteti njoftoi për trajnerin e ri përmes një postimi në Facebook.
“Ish-trajneri kampion me KF Tirana 2019/20, Emmanuel Egbo, 50-vjeçar nga Nigeria me shtetësi shqiptare, është emëruar kryetrajner i ri i skuadrës sonë”, thuhet në njoftim.
NJOFTIMI I PRISHTINËS:
Egbo ishte portier i shumë skuadrave, ndër to edhe Bylys e Tirana, kurse më vonë edhe si trajner i portierëve dhe kryetrajner i të dy këtyre skuadrave.