Pas ndeshjes me Sigal Prishtinën, trajneri i klubit të basketbollit Trepça, Alek Joncevski ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.
Kështu ka bërë të ditur klubi mitrovicas në një njoftim të lëshuar në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”.
Në njoftim thuhet se ai ka vlerësuar se nuk mund të jap më shumë për klubin dhe ka vendosur që rrugët të ndahen.
Me këtë rast, Trepça e ka falenderuar Joncevskin për punën e madhe që ka bërë sa ishte në krye të skuadrës dhe i dëshiron suksese të mëdha në vazhdim të karrierës.