Klubi basketbollistik, Bashkimi e ka prezantuar transferimin e radhës.
Bëhet fjalë për amerikanin Prentiss Nixon.
Nixon është 25 vjeç dhe luan në pozitën e play-makerit.
Ai ka bërë karrierë edhe në Amerikë, Finlandë e Ukrainë.
Njoftimi i plotë:
“PRENTISS NIXON ZYRTARISHT LOJTAR I BASHKIMIT!
Play-makeri amerikan 25 vjeçar, Prentiss Nixon (187 cm) i bashkohet Kb Bashkimit për sezonën 2022/23.
Prentiss vie ne Prizren pas një sezone të suksesshme ne ligën lituaneze ku luajti me një mesatare prej 14.2 pikë, 3.0 kërcime dhe 3.1 asiste për ndeshje.
Prentiss më herët ka luajtur në Amerikë , Finlandë, Lituani , dhe Ukrainë .
I urojmë mirëseaedhje lojtarit tonë më të ri Prentiss Nixon!”.