Klubi i basketbollit Trepça ka bërë të ditur se kush do të drejtojë ekipin e tyre pas largimit të trajnerit turk Engin Gençoglu.
“Faleminderit Engin Gençoglu!
Klubi i basketbollit Trepça njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Engin Gençoglu.
Skuadrën deri në fund të plejofit e drejton Ilir Selmani, që deri më tani ishte në shtabin teknik.
Klubi e falënderon Gençoglun për kontributin e dhënë në skuadrën tonë. Bashkë kemi fituar Kupën e Kosovës dhe kemi arritur në finale të plejofit.
Të gjithë në klub janë të përkushtuar që skuadra të shfaq më të mirën në ndeshjen e nesërme ndaj Pejës”, njofton KB Trepça.