Tashmë është zyrtare, Kevin-Prince Boateng do të qëndrojë edhe për një sezon te Hertha Berlin.
Klubi gjerman, që siguroi qëndrimin në Bundesliga, ka dalë me njoftim dhe raporton se me Boateng e kanë zgjatur kontratën edhe një vit.
Mesfushori, i cili u mor te Monza në Itali, u aktivizua vjet në 18 ndeshje me Hertha Berlin, 8 prej të cilave i nisi si titullar.