Skuadra zvicerane Winterthur ka zyrtarizuar të mërkurën transferimin e mesfushorit Hekuran Kryeziu.
29-vjeçari nga Kosova nënshkroi kontratë deri në vitin 2024 me Winterthurin.
Kryeziu ka përvojë të madhe në Zvicër, teksa ka mbrojtur edhe ngjyrat e Luzernit e Vaduzit. Ai së fundmi luajti për Zuerichun. Qëndroi pa klub për një sezon.
Winterthuri sivjet po garon në Superligën e Zvicrës.