Liria është thelluar në krizë të rezultateve dhe është në fund të tabelës me 8 pikë pas 13 jave të luajtura në elitën e futbollit të Kosovës.
Shkak i rezultateve të dobëta, kryesia e Lirisë ka shkarkuar kryetrajnerin Nedim Yigit.
“Nedim Yigit, nuk është më kryetrajner i Lirisë!
Pak çaste më parë, me marrëveshje të dyanshme, Liria ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Nedim Yigit.
Ky vendim erdhi pas rezultateve të dobëta.
FC Liria, e falënderon trajnerin për punën e deritashme.
Bëhet e ditur se Liria, shpejtë do të emëroj shefin e ri të shtabit teknik, që do të jetë vendorë”, njofton FC Liria.