Liridon Krasniqi do ta nis një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike.
Mesfushori nga Kosova prej vitesh është bartur në futbollin aziatik ku ka arritur suksese shumë të mëdha në karrierën e tij.
Krasniqi ka fituar trofe të shumtë në Malajzi, derisa ka marrë edhe shtetësinë e këtij vendi dhe po luan për Kombëtaren e Malajzisë.
30-vjeçari karrierën do ta vazhdoi në Tailandë, ku tanimë ka nënshkruar për skuadrën Khon Kaen United FC.
Ish-reprezentuesi i Kosovës po konsiderohet si transferim i madh nga kjo skuadër e cila synon të fitojë titullin e parë në histori të klubit.
Vitiasi ka një karrierë shumë të pasur sidomos në Azi, ku ka luajtur për Kedah FC, Melaka United e Johor DT ku ende ka kontratë dhe është huazuar te Khon Kaen.
Liridoni luajti një vit si i huazuar edhe në Australi te Neëcastle Jets dhe një tjetër vit në Indi te Odisha FC.