Llapi ka njoftuar se ka transferuar Igor Vukcevicin.
Sulmuesi 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën nga Podujeva.
Më poshtë keni postimin e plotë (pa ndërhyrje) të Llapit:
Mirësevjen Igor Vukcevic!
Sulmuesi 22 vjeç përforcon Llapin
Igor Vukcevic, sulmues i qendrës, i lindur më 07.11.1999 ka përforcuar sulmin e skuadrës sonë.
Vukcevic së fundmi ishte pjesë e skuadrës Kom Podgorica, tek të cilët realizoi 17 gola në 34 paraqitje, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës.
Karrierën Vukcevic e ka filluar tek skuadra e Buducnost Podgorica, kurse ka mbrojtur ngjyrat edhe të OFK Petrovac.
Sulmuesi shtatlartë është bashkuar sot me ekipin në përgatitje në Ohër dhe ka firmosur kontratë që e mban atë lidhur me klubin për 3 vitet e ardhshme.