Mbrojtësi i spikatur i KF Ballkanit, Lumbardh Dellova i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës në grumbullimin për dy miqësoret e këtij muaji kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës, njofton FFK, shkruan Insajderi.org.
Ai është ftuar nga përzgjedhësi Alain Giresse, pasi futbollisti i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti është lënduar dhe nuk do të jetë në dispozicion për këto dy miqësore.
Dellova është bashkuar me Ballkanin në janar nga Hajduku i Splitit, ndërsa sezonin e kaluar ishte bërë kampion me Prishtinën.
Është hera e parë që ftohet nga Kosova A, ndërsa ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të vendit tonë.