×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Malisheva mbetet pa trajner – jep dorëheqje Senad Alirifa

    Insajderi
    24 October 2023 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi i futbollit Malisheva e ka zyrtarizuar dorëheqjen e trajnerit të deritashëm, Senad Alirifa.

    Rezultatet jo të kënaqshme dhe humbje me përmbysje nga Dukagjini, bënë që trajneri i deritashëm të largohet nga ekipi i Superligës së futbollit.

    Malisheva ka njoftuar se përkohësisht ekipin në dorë do ta marrë ndihmësi i deritashëm i Alirifës, Qëndrim Kida, ndërsa e kanë falënderuar trajnerin e deritashëm për kontributin.

    Malisheva aktualisht është e pesta në tabelë me 12 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara, prej tyre 4 fitore e 6 humbje.

    Sot me keqardhje kemi pranuar dorëheqjen e trajnerit Senad Alirifa nga pozita e krytrajnerit në FC Malisheva.

    Pas një periudhe të vështirë në klub dhe pas disa rezultateve jo të kënaqshme kohëve të fundit, trajneri Alirifa ndjeu përgjegjësinë profesionale për të dhënë dorëheqje, edhe pse përgjegjësia për rezultatet e fundit jo të mira ishte e të gjithë neve në FC Malisheva dhe jo vetëm e tij.

    Nga sot e tutje, pozitën e kryetrajnerit do ta marr asistenti i parë i skuadrës Qëndrim Kida, i cili edhe zyrtarisht është emëruar kryetrajner në FC Malisheva.

    Klubi e falenderon trajnerin Alirifa për punën profesionale dhe angazhimin e tij duke i dëshiruar suksese në të ardhmen dhe shëndet të mirë.

    Po ashtu përgëzojmë trajnerin e ri Kida duke i uruar suksese dhe rezultate positive në të ardhmen”, njofton FC Malisheva.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark