Manchester United ka njoftuar zyrtarisht për marrëveshjen me mbrojtësin Lisandro Martinez.
Përmes uebfaqes së tyre, Manchester United ka bërë të ditur se argjentinasi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.
Man United gjithashtu njoftoi se po finalizohen edhe detajet e fundit lidhur me kushtet e lojtarit, si dhe kërkesa për vizë në Britaninë e Madhe.
Pas kompletimit të të gjithave, “Djajtë e Kuq” përmes një njoftimi tjetër do të zbulojnë edhe detajet e marrëveshjes.
Martinez bëhet përforcimi i tretë në epokën e trajnerit, Erik ten Hag, pas Tyrell Malacias dhe Christian Eriksenit.
24-vjeçari me Manchester Unitedin do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.