Manchester United do të ndeshet në transfertë me rivalin e saj të përjetshëm, Liverpool, në një sfidë që vendos shumë për të dyja ekipet.
Gjithsesi, pas tragjedisë që i ndodhi Ronaldos, ditën e djeshme në familje, do të ishte e vështirë për të nëse do të luante sot ose jo. Por duket se vendimi është marrë nga të dyja palët.
Portugezi nuk do të udhëtojë për në “Anfield”, pasi ka vendosur që t’i qëndrojë pranë familjes dhe ky vendim është miratuar dhe nga klubi.
“Familja është më e rëndësishme se çdo gjë dhe Ronaldo po suporton të dashurit e tij në një kohë të vështirë që po kalojnë”, ishte deklaratë e Manchester United përpara takimit me “të kuqtë”.