Malisheva ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar veror.
Skuadra elitare kosovare ka siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Medin Bajrami.
Qendërmbrojtësi ka përvojë të gjatë, pasi më parë ka luajtur edhe në futbollin slloven. Bajrami ka veshur fanellat e skuadrave si Maribor, ND Ilirija, NK Krsko e Drava Ptuj.
Ndërkohë së fundmi ai ka qenë pjesë e futbollit maqedonas ku ka veshur fanellat e Belasicas e Renovës.
Njoftimi i plotë i klubit:
Kemi kënaqësinë të konfirmojmë se kemi kompletuar transferimin e Medin Bajramit nga KF Renova e Maqedonisê së Veriut.
Mirë se vjen Medin!