Gjilani ka njoftuar se ka transferuar Mevlan Zekën.
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, klubi gjilanas bëri të ditur se sulmuesi ka nënshkruar dy vite kontratë me mundësi vazhdimi.
Sulmuesi gjakovar i bashkohet Gjilanit pas dy viteve të suksesshme si futbollist i Ballkanit, ku fitoi edhe titullin e kampionit.
Më poshtë keni komunikatën e Gjilanit (pa ndërhyrje):
Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Mevlan Zeka.
Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.
27 vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut vjen nga radhët e FC Ballkani, teksa ka luajtur në disa klube të tjera në vend dhe jashtë vendit, duke fituar dy tituj kampion dhe tri herë Kupën e Kosovës.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Mevlanit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare.