Miliarderi nga Britania e Madhe, Sir Jim Ratcliffe ka blerë rreth 25% të aksioneve të Manchester United.
Këto aksione ai i ka blerë për 1.3 miliardë euro, nga gjithsej 6 miliardë sa është vlerësuar klubi anglez.
Për Manchester United interesim patën shfaqur edhe klube nga Katari por që në fund u tërhoqën.
Manchester United konsiderohet si një nga klubet më të vlefshme të futbollit.