FC Ferizaj ka përforcuar edhe më tej fazën e mbrojtjes, duke transferuar mbrojtën e majtë, Qlirim Avdullin.
Avdulli së fundmi ishte pjesë e Malishevës, ndërsa misioni i tij në pranverë do të jetë t’i ndihmojë ferizajasve në luftën për mbijetesë, shkruan Gazeta Olle.
Gjatë ditës së sotme, FC Ferizaj prezantoi edhe transferimin tjetër, qendërmbrojtësin maqedonas, Jasmin Mecinovic.
Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:
Ju njoftojmë se FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë, Qlirim Avdulli.
Ai vjen në skuadrën tonë pas aventurës tek Malisheva, ku në vjeshtë ishte një më të mirët në pozicionin e tij.
Ai dallohet për depërtimet dhe shpejtësin në krahun e majtë, me një angazhim maksimal dhe dëshirë për t‘i ndihmuar shokëve të mesfushës e sulmit!
Mirësevjen Qlirim
Suksese në fanellën më të bukur në botë