×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Nuk ndalet PSG – prezanton Lucas Hernandezin

    Insajderi
    09 July 2023 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një tjetër kampion i botës i është bashkuar Paris Saint-Germainit. Mbrojtësi i Bayern Munichut, Lucas Hernandez, 27-vjeçar, është zyrtarizuar të dielën si futbollist i ri i PSG-së. Raportohet se ai i ka kushtuar klubit parisien 40 milionë euro.

    Prezantimi i tij zyrtar mund të bëhet të hënën, kur edhe do t’i nis stërvitjet. Hernandez nuk ka luajtur për një kohë të gjatë për shkak të një lëndimi që e mori në Kupën e Botës në Katar.

    Ai pati probleme me ligamente në gjurin e djathtë dhe nuk ka luajtur që prej muajit tetor me skuadrën e Bayernit.

    PSG-ja deri tani ka transferuar sllovakun Milan Skriniar, uruguaianin Manuel Ugarte, spanjollin Marco Asensio dhe jugkoreanin Kang-In Lee.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark