×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zyrtare: Partizani i Tiranës ndan rrugët me trajnerin Dritan Mehmeti 

    Insajderi
    09 August 2022 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dritan Mehmeti edhe zyrtarisht nuk është më trajner i Partizanit të Tiranës.

    Klubi kryeqytetas ka njoftuar në rrjetet sociale se ka ndarë rrugët me trajnerin 42-vjeçar.

    Raportohet se Partizani do ta emërojë një trajner të huaj për edicionin e ri.

    Njoftimi i plotë i klubit:

    “FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trainerin Dritan Mehmeti. Në prag të startit të kampionatit, drejtuesit dhe traineri Mehmeti kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.
    Partizani falënderon Dritan Mehmetin për punën dhe kontributin e dhënë përgjatë gjithë periudhës si pjesë e klubit dhe së fundmi në drejtimin e ekipit të parë, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark