Birmingham City e ka bërë zyrtare emërimin e Wayne Rooneyt si trajnerin e ri të skuadrës.
Rooney dhe Birmingham kanë arritur akordin për një kontratë tre vjeçare e gjysmë.
Rooney e fillon menjëherë punën te Birminghami, pasi që së fundmi u largua nga pozita e trajnerit te skuadra amerikane DC United.
Stafi i asistentëve të Rooneyt do të përbëhet nga Ashley Cole, John O’Shea, Carl Robinson dhe Pete Shuttleworth.
“Jam absolutisht tejet i kënaqur që i bashkohem Birmingham Cityt në një kohë kaq emocionuese. Është e qartë që ata kanë një plan dhe janë të përkushtuar për të realizuar synimet për klubin. Jemi plotësisht të bashkuar në atë se çka pritet”, tha Rooney./KP