Zyrtarisht edhe një klub tjetër është tërhiqur nga garat në Superligën e futbollit në Turqi.
Shkaku i tërmeteve të forta që goditën Turqinë, Federata e Futbollit e Turqisë ka bërë me dije për klubet e tërhequra.
Nga Superliga turke janë tërhequr Hatayspori dhe Gaziantepi (klub ku luan Valmir Veliu).
Nërkaq, nga divizioni i dytë janë tërhqur Malatyaspori dhe Adanaspori, teksa Adiyamani dhe Diyarbekirspori nga liga e tretë.
Dhe për fund, Nigde Anadolu dhe Malatya Arguvan Sport janë tërhequr nga ligat më të ulta.
Ndryshe, nga tërmetet e fuqishme në Turqi kanë mbetur të vdekur mbi 20 mijë persona.